Quantcast
Channel: Sporti Shqiptar Online » Zoom Vendi
Viewing all 87 articles
Browse latest View live

Flamurtari në finalen e “Adem Jasharit” në Drenicë

$
0
0

flamurtariNga Gjergj Vyshka

Skuadra e Mario Kalus ka bërë një tjetër prezantim të mirë në arenën ndërkombëtare Vlonjatët kanë mundur në gjysmëfinale Benagon, sot përballë skuadrës vendëse

Flamurtari i futbollit të sallës, kampionia në fuqi e Shqipërisë, do të jetë sot në finalen e Kupës “Adem Jashari” në Drenicë. Bëhet fjalë për një aktivitet, i cili ka nisur që ditën e hënë me pjesëmarrjen e gjashtë skuadrave. Në grupin A kanë qenë Benago (Republika e Çekisë), Besa e Pejës dhe Liburn i Gjakovës. Kurse në grupin B ishin Flamurtari, Feniks i Drenicës dhe skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al-Ahlil. Në grupin A, të paktën edhe sipas informacionit që ka dhënë trajneri i Flamurtarit, Mario Kalus, por dhe kapiteni i kuqezinjve, Artan Qopekaj, vendin e parë e ka marrë Benago, që ka fituar 5-2 me Besën e Pejës dhe 3-2 me Liburnin.

Ndërkohë që Besa e Pejës ka zënë vendin e dytë duke mundur Liburnin 3-2. Në grupin e Flamurtarit, Feniksi ka zënë vendin e parë, teksa ka mundur 4-3 Flamurtarin dhe ka barazuar 3-3 me Al-Ahlili. Por vlonjatët kanë qenë më të fortë me arabët, të cilët i kanë mundur 3-2 dhe kanë hyrë në gjysmëfinale të kësaj Kupe. Sfida me Benagon Benago është fituese pesë herë radhazi e Kupës “Adem Jashari” dhe si e tillë është vlerësuar maksimalisht nga Flamurtari. Për rrjedhojë loja e vlonjatëve, atje ku janë dalluar Maze, Karlo Kalus dhe Qopekaj, pa harruar këtu dhe kontributin e malazezëve Aloviç, Koçoviç dhe Gurzakoviç. Pikërisht të tre këto futbollistë kanë qenë shënuesit e golave të vlonjatëve, të cilët kanë fituar 3-1.

“Madje na kanë mbytur dhe gjyqtarët, ndërsa Rrapi ka dalë me karton të kuq. E megjithatë me tre lojtarë ia kemi dalë të jemi fitues, ndërsa sot shpresojmë të ngremë kupën në Drenicë”, thotë kapiteni i vlonjatëve, Artan Qopekaj, kurse Flamurtari do të jetë përballë Feniksit në finale. E vërteta është se Flamurtari ka demonstruar formën e mirë të kampionatit. Duke treguar se jo rastësisht është pretendente për titull, ashtu sikurse është mbi të tjerat dhe për shkak të ruajtjes së grupit të futbollistëve të sezonit të kaluar. E sot Flamurtari ka të gjitha mundësitë për t’u kthyer në Vlorë me trofe dhe për të vijuar më pas për të qenë përsëri kampion i Shqipërisë. Sepse dhe me këtë paraqitje në Kosovë tregon që është skuadër me shumë “sharm” për futbollin e sallës shqiptare.

The post Flamurtari në finalen e “Adem Jasharit” në Drenicë appeared first on Sporti Shqiptar Online.


Brandon Hog, amerikani i premtuar për Vllazninë

$
0
0

11041418_10206225189259567_254192947_nNga Gjergj Vyshka

Fuqizohen kampionët e basketbollit shqiptar, tashmë rriten pretendimet për sezonin

Lojtari ka mbërritur dje në mbrëmje në Rinas, ndërsa sot do të jetë në stërvitje

Brandon Hog është amerikani i premtuar për Vllazninë në basketboll për meshkuj, i cili ka mbërritur dje në mbrëmje në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit. Kishte kohë që drejtuesit e Vllaznisë kishin premtuar mbërritjen e lojtarit amerikan, i cili është i datëlindjes 17 shtator 1989. Ai është i gjatë 1.90 metra, ndërsa luan në rolin e organizatorit. Ai ka luajtur në Gjermani me Shuelm dhe Noerdlingen, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Sant Luis. Hog nuk është amerikani i parë që mbërrin në kampionatin shqiptar, sepse një të tillë, rreth tre sezone më parë, ka pasur Shoqata Tirane, Rumplek, apo dhe Apolonia, Piter.

Dhe në fakt të gjithë kanë qenë lojtarë cilësor, ndërsa kështu besohet të ndodh dhe me Hog. E vërteta është se Vllaznia pas largimit të të huajve ka kaluar një gjendje të vështirë, ndërsa ardhja e Hog, shto dhe kthimin e Gavraniç, duket se e kthen këtë skuadër sërish pretendente për titull. Madje Hog është dhe një dhuratë për trajnerin e Vllaznisë, Bledar Gjeçaj, i cili dje ka festuar 45-vjetorin e lindjes.

Tashmë amerikani pritet të dalë sot në stërvitje, sikurse të bëjë dhe deklaratat e tij të para për mediat si lojtar i Vllaznisë. Një gjë është e qartë që me ardhjen e Hog dhe cilësia e basketbollit rritet, ndërsa pritet që të jetë një Play-off i fortë mes Tiranës, Vllaznisë, Kamza Basket dhe Partizanit. Gjithsesi tashmë Hog është amerikani i premtuar për Vllazninë në basketboll për meshkuj.

The post Brandon Hog, amerikani i premtuar për Vllazninë appeared first on Sporti Shqiptar Online.

Paketa olimpike dhe gjithpërfshirja në sport

$
0
0

11012250_10206237225960477_400351419_nNga Gjergj Vyshka

Qëllimi i gjithçkaje është që ora e edukimit fizik të mos shihet më thjesht si një gjë kalimtare

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Ministria e Arsimit e Sportin prezantojnë projektin

Paketa olimpike Nr.4 dhe gjithëpërfshirja e nxënësve jo vetëm në edukimin fizik si proces mësimor, por dhe si një mundësi për një edukatë në të gjitha anët. Ky ka qenë qëllimi i projektit që Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, ka prezantuar dje në mjediset e hotel “Doro City”. Në prezencën e drejtorëve të Drejtorive Arsimore Rajonale, të cilët kanë marrë paketat, që do t’i shpërndajnë nëpër shkollat e tyre, presidenti i Akademisë Olimpike Shqiptare, Agron Cuka, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, si dhe drejtoresha e Arsimit Parauniversitar, Zamira Gjini, kanë bërë dhe vlerësimet e tyre për këtë paketë olimpike, e cila nuk është e para. Për Cukën, edukimi olimpik duhet parë si një mundësi e edukimit të të gjitha brezave.

“Kjo nuk është e para si paketë olimpike, sepse është fryt i një marrëveshje prej vitesh me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Ka vite që përgatitet si paketë olimpike, e cila ka për qëllim gjallërimin e jetës sportive tek nxënësit. Sepse ky program nxjerr dhe edukon njerëz me moral të lartë, atdhedashuri. I edukon më së shumti ato, ndërsa shtimi i orëve të edukimit fizik dhe edukimin e nxënësve në të gjitha anët, ndërsa sportin e bën më shumë se sa pararojë”. Sakaq për presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, është paketë me vlerë. “Më duhet të falënderoj Ministrinë e Arsimit dhe Sportit për këtë bashkëpunim, sepse jemi në rrugë të mbarë me këtë paketë olimpike.

Aq më tepër që është hera e katërt që e shpërndajmë, ndërsa interesimi për këtë paketë nga të gjitha drejtoritë arsimore më bën entuziast. Kjo paketë do të shkojë në çdo shkollim, ndërsa është një vlerë më vete. Janë tre disiplina në të cilat përmblidhen, mësuesi, nxënësi dhe prindi. Duhet të arrijmë suksesin, si dhe të organizojmë më shpesh ditët olimpike”. Ndërkohë për zëvendësministren Malaj, kjo paketë olimpike i jep mundësinë e përfshirjes së gjithë fëmijëve. “Rrjeti i sportit është trajnuar në tre paketat e para olimpike. Është një sistem gjithëpërfshirës, qoftë në orët teorike dhe praktike, që rrit kompaktësinë, miqësinë, partneritetin.

Dhe duke e parë shkollën si një qendër komunitare, atëhërë dhe prindërit do të jenë pjesë aktive e këtij projekti. E kemi tashmë mjedisin e jashtëm për edukimin jo vetëm fizik, por dhe në të gjitha anët të të gjithë nxënësve, sepse kjo paketë do të arrijë që fëmijët t’i mbajë larg veseve dhe dhunës. Meqë jemi dhe përpara festës së mësuesit dhe grave, atëherë ju uroj të gjithë suksese”. Dhe në fund ka përshëndetur dhe drejtoresha e Arsimit parauniversitar, Zamira Gjini, e cila ka vlerësuar më së shumti bashkëpunimim me Drejtorinë e Sportit.

Nëpërmjet videove është bërë kalimi i të gjitha ditëve olimpike në të gjithë Shqipërinë më 2014, si dhe më pas është bërë dhe prezantimi i paketës olimpike 2015. Kësisoj synohet që ditët olimpike të jenë me një përmasë më të madhe, që do të synojë dhe rritjen e masivitetit në sport. Në këtë promovim të paketës olimpike 2015 ka qenë i pranishëm drejtori i sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj, përgjegjësja e sportit në shkolla Elvira Baze, si dhe sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Stavri Bello. Pa harruar dhe prezencën e anëtarëve të Komitetit Drejtues të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Majlinda Pilinci dhe Ilir Gusho.

The post Paketa olimpike dhe gjithpërfshirja në sport appeared first on Sporti Shqiptar Online.

“Sali Hima” ngre siparin e aktiviteteve të çiklizmit

$
0
0

ciklizemNga Gjergj Vyshka

Federata Shqiptare e dyrrotakëve zbardh veprimtarinë e parë kombëtare

Provohet forma e çiklistëve, Ballkaniku i Banja-Lukës në fokus për t’u fituar

Kupa “Sali Hima” është aktiviteti i parë kombëtar i çiklizmit shqiptar. Kështu ka lajmëruar sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Alfred Tahiraj, ndryshe nga çfarë ishte parashikuar në kalendarin e aktiviteteve të vitit 2015, teksa ishte planifikuar që gjithçka të niste me Kupën e Murriqve më 28 shkurt. Mirëpo forma sportive e çiklistëve, që ende janë në periudhën përgatitore, duket se ka detyruar ndryshimin e kalendarit, duke e lënë për më vonë Kupën e Murriqve.

Sipas njoftimit që ka bërë sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Alfred Tahiraj, për klubet sportive të Apolonisë, Flamurtarit, Burrelit, Tiranës, Elbasanit, Teutës, Pogradecit dhe Elbasanin, kupa për nder të ish-çiklistit të Dinamos, Sali Hima, është në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit e Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar. Itinerari i garave është njësoi sikur të ishte kampionati kombëtar individual, që zhvillohet në qershor, ndërsa vendi i zhvillimit është po tek rreth rrotullimi i TEG-ut.

Gjithçka nis në ora 10:00 me kadetët, për të vijuar në ora 11:30 me të rinjtë dhe në ora 13:30 me U-23/Elite, kurse data e zhvillimit të aktivitetit është më 21 mars. Sipas Tahirajt, të gjitha klubet pjesëmarrëse duhet të paraqiten deri më 16 mars, ndërsa mbërritja e ekipeve në Tiranë do të bëhet më 20 mars. Po në këtë datë do të bëhet dhe mbledhja teknike me trajnerët dhe gjyqtarët, si dhe me stafin drejtues të Federatës Shqiptare të Çiklizmit.

Klasifikimi, gjithnjë sipas Tahirajt, do të jetë individual, kurse kjo garë do të jetë dhe një provë përpara se të shkohet në Kampionatin Ballkanik, i cili më 18-19 prill do të zhvillohet në Banja-Luka të Bosnje-Hercegovinës. Në fakt Federata Shqiptare e Çiklizmit ka parashikuar dhe grumbullim për elementët e ekipit kombëtar, ndërsa pritet shumë nga sportistët që do të vijnë nga Italia të tillë si Eduard Zhupa, apo Iltian Nika. Gjithsesi tashmë është fakt i kryer, Kupa “Sali Hima”, që do të bëhet më 21 mars, do të jetë veprimtaria e parë kombëtare e çiklizmit shqiptar.

The post “Sali Hima” ngre siparin e aktiviteteve të çiklizmit appeared first on Sporti Shqiptar Online.

Anxhaku me një sërë projektesh nga Bratislava

$
0
0

foto zumNga Gjergj Vyshka

Presidenti i Federatës Botërore, Kokson, në prag të një vizite të shpejtë në Tiranë

Më 9 prill nënshkrim marrëveshje me Federatën franceze të çiklizmit për bashkëpunim

Skënder Anxhaku, presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, ka ardhur me një sërë projektesh nga Kongresi i Federatës Evropiane të Çiklizmit, i cili më 6-8 mars është zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë. Ai ka qenë së bashku me sekretarin e përgjithshëm të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Stavri Bello, ndërsa bisedat e tij jo vetëm me presidentin e Federatës Botërore të Çiklizmit, Brajan Rokson, por dhe atë të Evropës, David Lapardie, kanë pasur të bëjnë në rritjen e bashkëpunimit të Shqipërisë me këto institucione ndërkombëtare. Që do të thotë më shumë pjesëmarrje në aktivitetet ndërkombëtare, si dhe më shumë ndihmë në bazë materiale për të cilën çiklizmi shqiptar ka shumë nevojë.

Duke shpjeguar llojin e asamblesë që u zhvillua në Bratislavë, Anxhaku do të bënte të ditur se ishtë analiza vjetore e punës. “Janë shtruar të gjitha problemet që lidhen me zhvillimin e çiklizmit në kontinentin tonë. Janë diskutuar aktivitetet e Xhiros së Italisë dhe Turit të Francës, si dy veprimtari që i japin shumë forcë çiklizmit evropian. Por mbi të gjitha është diskutuar dhe ndihma për Unionin Ballkanik, anëtare e së cilës jemi dhe ne. Kësisoj ka qenë një mbledhje e frytshme, që shumë shpejt do të ketë dhe ndikimin e vet në vendin tonë”.
Ftesë presidentit të Federatës Botërore
Shqipëria dhe Federata Shqiptare e Çiklizmit i ka bërë ftesë presidentit të Federatës Botërore të Çiklizmit, Brajan Kokson, për një vizitë në Tiranë. Dhe në fakt kjo nuk është hera e parë që çiklizmi shqiptar bën ftesa të tilla. Aq më tepër që në pranverën e vitit 2007, Pat Mekkeid, ish-presidenti i Federatës Botërore të Çiklizmit ka qenë në Tiranë. Asokohe është pritur jo vetëm nga presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Hysen Domi, por dhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bujar Leskaj. Kështu ka për të ndodhur dhe tani, ndërsa sipas Anxhakut, Rokson e ka pritur këtë ftesë. “Dhe data e vizitës së tij shumë shpejt do të vendoset prej tij, ndërsa ne jemi të gatshëm ta presim ashtu siç i ka hije”, ka nënvizuar Anxhaku
Bashkëpunimi me Francën
Presidenti i Federatës Evropiane të Çiklizmit, David Lapardie, është njëkohësisht dhe presidenti i Federatës së çiklizmit francez. Në këtë kuptim, kjo dhe pas bisedave që janë zhvilluar në Bratislavë, është lënë që më 9 prill të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes dy Federatave në Paris. “Kuptohet që nga kjo marrëveshje lind më shumë bazë materiale për sportistët tanë, të cilën e kanë të nevojshme për të rritur cilësinë e tyre”, ka thënë Anxhaku, ndërsa ka pasur biseda dhe me presidentët e Federatave të Italisë, Norvegjisë, Suedisë.

“Ne do të jemi prezent në të gjitha aktivitetet në Itali. Po kështu do të marrim pjesë dhe në Turin e Serbisë, apo në Kampionatin Evropian të Estonisë. E vërteta është se ne kemi të kualifikuar me pikë në Lojërat Olimpike Evropiane të Bakusë tre çiklistë, që janë Eugert Zhupa, Iltian Nika dhe Redi Halilaj. Dhe qëllimi i pjesëmarrjes në të gjitha këto aktivitete, apo dhe i bashkëpunimeve me Federatat homologe është kualifikimi i sportistëve tanë për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, ka përfunduar Anxhaku, i cili ka ardhur me një sërë projektesh nga Kongresi i Federatës Evropiane të Çiklizmit në Bratislavë.
Ideohet formimi i Studentit
Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, tashmë ka ideuar formimin e një skuadre të re. Bëhet fjalë për skuadrën e Studentit, ndërsa sipas të parit të çiklizmit në vend, shefi i këtij klubi, Blendi Nallbani, jo vetëm që e ka mirëpritur si ide, por dhe është i gatshmë të mbështesë atë. “Duhet të dini që Studenti është një klub që dikur ka pasur traditë në çiklizëm, ndërsa ka pasur dhe kampionët e saj. Parë kështu, lipset që të rikrijohet si skuadër, ndërsa me dhënien e 6-7 biçikletave, atëherë skuadra do të jetë gati. Duke vendosur dhe një trajner të zotin për këtë ekip”, ka bërë të ditur Anxhaku.

The post Anxhaku me një sërë projektesh nga Bratislava appeared first on Sporti Shqiptar Online.

Basketboll – Para të rinjtë Invaders e QMB Tirana s’ndahen

$
0
0

Partizani - ABC Valbona, 1Para të rinjtë e grupit A kanë luajtur ndeshjet e javës së nëntë, ndërsa Invaders e Qendra e Minibasket Tiranës nuk ndahen në kryesim. Të dy kryesuesit kanë fituar bindshëm, ndërsa Invaders ka mundur me 60 pikë Teutën, kurse QMB-ja me 18 pikë Superior Basket. Ndërkohë e lehtë ka qenë dhe fitorja e Real Basket ndaj Kamzës. Tre ndeshje të luajtura, por aspak me rivalitet dhe bindës në fushën e lojës.

The post Basketboll – Para të rinjtë Invaders e QMB Tirana s’ndahen appeared first on Sporti Shqiptar Online.

Xhino Gargano në krye të Mamurrasit: Ne, në Superiore

$
0
0

11082885_10206344299877258_306740415_nNga Gjergj Vyshka

Italiani, që dikur ka qenë trajneri i Tërbunit dhe i të rinjve të Teutës, merr drejtimin e ekipit

“Nuk jam armiku i askujt, vetëm jam antagonist dhe kërkoj të tregoj se sa vlej në Shqipëri”

Mamurrasi nuk ka rehat, edhe pse është pretendent kryesor në grupin e Veriut të Kategorisë së Parë për t’u ngjitur në Superiore. Pas Ylber Zanit, Stavri Nicës dhe Sinan Bardhit, tashmë në krye të ekipit ka ardhur trajneri i katërt i sezonit. Bëhet fjalë për italianin Xhino Gargano, i cili sezonin e kaluar deri në fund të tij ka qenë në krye të Tërbunit, ndërsa rreth dy javë më parë ka hequr dorë nga drejtimi i të rinjve të Teutës. Ka mjaftuar një telefonatë e drejtuesve të Mamurrasit, të cilët pretendojnë që sezonin e ardhshëm të jenë në elitën e futbollit shqiptar. Gargano, duke e ndërtuar punën e tij mbi bazën e njohjes që ka për Sulollarin, Ramadanin dhe Sejdon, por dhe Pinton, pretendon që do të bëjë më të mirën e tij. Nuk pretendon se tashmë do të jetë armiku më i madh i Tërbunit, veçse në intervistën e tij për Gazeta e Sportit deklaron me plot gojë: “Qind për qind do të jemi në Superiore. Detyrimi ynë është të fitojmë të gjitha ndeshjet, si dhe të përfitojmë nga hapat e gabuara të kundërshtarit”. Ja dhe intervista e tij, tashmë si trajner i Mamurrasit.
- Atëherë, si ka mbërritur kjo ofertë e Mamurrasit për Xhino Garganon?
- Nuk ka asnjë gjë të veçantë, apo filozofi në këtë ofertë për mua. Më kanë thirrur duke më kërkuar gatishmërinë time dhe idetë e mia të futbollit të luajtur për të stërvitur dhe për të ndihmuar këtë skuadër të eci përpara. Kaq dhe unë e pranova me idenë e vazhdimit të punës sime si trajner në Shqipëri. Kjo dhe ishte dhe në bazë të dëshirës sime dhe njohjes së kësaj kategorie. Ndaj kanë vendosur të më thërrasin, ndërsa të martën kam drejtuar dhe stërvitjen e parë
- A kishit ndonjë njohje paraprake për Mamurrasin dhe lojtarët e saj?
- Po janë tre lojtarë që i njoh mirë dhe janë shumë të vlefshëm për idetë e mia. Bëhet fjalë për dy ish-lojtarë të Tërbunit dhe një i ish-Tiranës. Pra Sulollari, Ramadani, Sejdo. Por dhe Pinto nga Kukësi, të cilin e njihja më parë.
- Në këtë moment, sa janë shanset e Mamurrasit për t’u ngjitur në Superiore?
- Qind për qind që ne do t’ia arrijmë qëllimit, që është ngjitja në elitën e futbollit. Detyrimi ynë është që të fitojmë gjithmonë dhe të gjitha ndeshjet që ne kemi në vazhdim deri në fund të këtij sezonit. Pastaj nëse ata që janë përpara nesh në renditje do të mund të humbasin diçka rrugës kjo do të jetë më mirë për ne. Ne, ashtu sikurse dhe ata, duhet të përfitojmë sa më shumë nga këto gabime të kundërshtarëve direkt. Në futboll e luajtur fiton ai që është më i fortë se të tjerët.
- Në këtë pikë, ju tashmë jeni armiku më i madh i Tërbunit kryesues?
- Unë besoj se Mamurrasi do të jetë dhe është më i fortë se të tjerët.
- Të mungonte në të vërtetë një bankinë në këto momente?
- Po, unë dua të tregoj që e meritoj këtë bankinë.
- E megjithatë, nuk dhe përgjigje nëse je, apo jo, armiku i Tërbunit tashmë që je trajneri i Mamurrasit?
- Unë nuk jam armiku i askujt, vetëm se jam antagonist dhe kërkoj të tregoj sa më shumë se vlej si trajner. Sidomos në Shqipëri.

The post Xhino Gargano në krye të Mamurrasit: Ne, në Superiore appeared first on Sporti Shqiptar Online.

Pas gjashtë muajsh në fushë, test me Luksemburgun

$
0
0

Femra 2Nga Gjergj Vyshka

Miqësorja që do të luhet të martën në ora 19:00 është e dyta si ndeshje ndaj luksemburgaseve

Trajneri Rraklli: Do të jetë një ndeshje në të cilën do të provohen lojtare të reja për ekipin
Kombëtarja e futbollit të femrave të Shqipërisë, pas gjashtë muaj e një javë, të martën e ardhshme do të jetë në fushën e lojës. Të paktën sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, kundërshtari i testit miqësor të së martës do të jetë Luksemburgu, i cili është duke u përgatitur për dy ndeshjet me Letoninë, të vlefshme për raundin paraeleminator të Kampionatit Evropian 2017, më 4 dhe 9 prill. Madje do të luhet në Luksemburg, sepse sipas trajnerit të kuqezinjve, Altin Rraklli, edhe duke mos qenë datë e lirë nga FIFA për ndeshje miqësore lojtaret nuk mund të vihen në dispozicion për të qenë më përpara në grumbullim me kuqezinjtë. “Grumbullohem direkt atje, sepse lojtaret do të vijnë nga jashtë dhe duke mos qenë datë e lirë për ndeshje ndërkombëtare nuk kemi kohë për t’i grumbulluar tre ditë përpara në vendin tonë”, ka thënë Rraklli, i cili e ka cilësuar që kjo ndeshje me Luksemburgun vjen pas gjashtë muajsh, ndërsa më 17 shtator, Shqipëria e futbollit të femrave pat luajtur ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror “Kanada 2015”, ndaj Greqisë, teksa në transfertë qe mundur 0-4. “Ideja e kësaj ndeshje miqësore është testimi i lojtareve që kemi në skuadër, si dhe përforcimi i ekipit me futbolliste të reja. Kemi 7-8 lojtare të reja, të cilat luajnë në Austri, Suedi dhe Itali, që do të testohen në skuadër. Do të mundohemi të aktivizojmë lojtarët më në formë dhe ta fitojmë ndeshjen”, ka theksuar Rraklli. Ndërkohë, ashtu sikurse është theksuar dhe kohë më parë, më 13 prill do të hidhet shorti i kualifikueseve të Kampionatit Evropian, të cilat do të luhen nga shtator 2015-shtator 2016. Rraklli nuk ka ndonjë preferencë për kundërshtaret, vetëm se kërkon të mos e ketë grupin “bombë” si në edicionin e kaluar. Sepse me përjashtim të Greqisë, së cilës i morë fitoren në Durrës, ndaj Portugalisë, Norvegjisë, Holandës dhe Belgjikës tonat nuk kanë pasur asnjë shans. “E vetmja preferencë është të kemi fatin me vete dhe të mos na bien të gjitha ekipet e forta të të gjitha vazove të kualifikueseve si në edicionin e kaluar”, ka përfunduar Rraklli, ndërsa kjo ndeshje e së martës së ardhshme me Luksemburgun do të jetë e dyta në historikun e ballafaqimeve tona. Më 9 prill 2013, në raundin paraeleminator të kualifikueseve të Kampionatit Botëror “Kanada 2015”, në Maltë tonat kanë fituar 2-1 pas golave të Jasharit dhe Velajt. Dhe tonat shpresojnë që ta përsërisin këtë rezultat dhe të martën në Luksemburg.

The post Pas gjashtë muajsh në fushë, test me Luksemburgun appeared first on Sporti Shqiptar Online.


Kosova gati për Evropianin U-16, a do t’i kemi kundërshtar?

$
0
0

Kosova BasketbollNga Gjergj Vyshka

Kuqezinjtë në San Marino dhe në Hungari do të kenë një përballje më shumë, shqip-shqip

Kosovarët janë në pritje të konfirmimit të pjesëmarrjes për Evropianin U-20, Divizioni B

Pranimi i Federatës së Basketbollit të Kosovës në FIBA, si dhe në atë Evropiane, tashmë jep edhe rezultatet konkrete. FIBA Evropa ka konfirmuar se Kosova do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian U-16 në divizionin C, që mbahet nga data 6-11 korrik në San Marino. Kosova ndeshjen e parë do ta zhvillojë me Gjibraltarin, në ditën e parë të kampionatit, dhe kjo do të shënojë debutimin e Kosovës në kampionate evropiane. Kosova në këtë kampionat evropian do të garojë në grupin B, ku përveç Gjibraltarit bëjnë pjesë edhe Monako e Uellsi.

Por Federata e Basketbollit e Kosovës është edhe në pritje të konfirmimit për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian U-20 që zhvillohet në Hungari ndërmjet datave 9-19 korrik. Lidhur me pjesëmarrjen e basketbollistëve të rinj në arenën ndërkombëtare, Federata e Basketbollit e Kosovës ka zyrtarizuar edhe koordinatorët për grupmoshat e reja të përfaqësueses së Kosovës. Amerikani Kris Diall do të jetë koordinator me grupmosha të reja, ndërsa kjo do të përkrahet edhe nga “Basketboll Embësi” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kompani e cila ka trajnerët e saj dhe do të merret me koordinimin e aktiviteteve të kategorive të reja në nivel shteti.

Sekretari i përgjithshëm i FBK-së, Leart Hoxha, thotë se deri nga gjysma e këtij viti, Kosova do të bëhet me përfaqësueset e të gjitha grupmoshave, që do t’i kenë edhe përzgjedhësit e saj. Kris Dajll thotë se do të punojë shumë që Kosova të ketë të ardhme të ndritur në arenën ndërkombëtare.“Jam këtu që nga dhjetori dhe detyra ime ka qenë që të udhëheqë një kamp të cilën e ka organizuar Federata e Basketbollit me grupmoshat U-16. Ky ka qenë fillimi i bashkëpunimit dhe mendoj se ka qenë një përvojë e shkëlqyeshme.

Pas pranimit të Kosovës në FIBA, tashmë ideja është që të krijohet një përfaqësuese konkurruese, njëkohësisht të punohet edhe me grupmosha të tjera në mënyrë që të sigurohet përfaqësim sa më i mirë i Kosovës në arenën ndërkombëtare” Tim Drollet, përfaqësues i “Basketball Embësi”, thotë se roli i kësaj kompanie është që të ndihmojë projektet që kanë të bëjnë me punën e basketbollistëve. “Kam kënaqësinë që jam këtu që tri ditë dhe po kaloj vërtetë shumë mirë. Unë njihem me trajnerin Kris Dajll për vite me radhë dhe kryesisht roli i tij në “Basketball Embësi” është përkrahja e projekteve dhe puna të jetë efikase me basketbollistë”. Federata e Basketbollit e Kosovës u pranua zyrtarisht në FIBA më 13 mars 2015
A do t’i kemi ne kundërshtar?
Shqipëria prej muajsh ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni C, teksa më 6-11 korrik do të jetë përballë Andorrës, Maltës dhe San Marinos. Dhe po kështu dhe për kampionatin U-16 për femra, U-18 meshkuj dhe femra dhe U-20 meshkuj. Pikërisht dhe këto, Kosova është e pranuar. Që do të thotë se në dy aktivitete ka të ngjarë që ne t’i kemi kundërshtar kosovarët. Pra nga miq shumë shpejt do të jemi armiq. Jo vetëm kaq, por për nivelin që kanë dhe infrastrukturën e ngritur, duket se janë shumë hapa përpara nesh. Parë kështu me kosovarët kundërshtar në të gjitha drejtimet, aq më shumë që lojtarë të kombëtares sonë kanë pranuar që të bëhen dhe anëtar të kësaj kombëtareje, na duhet shumë punë për t’i sfiduar.

Një flamur, një komb, por me dy kombëtare të ndryshme në basketboll, në kikboks, në olimpiadë e kudo tjetër. S’na mbetet gjë tjetër veçse t’i sfidojmë, me apo pa dëshirë, sepse ata janë kundërshtar si të gjithë të tjerët. Për klube në Ligën Ballkanike kemi diferenca të mëdha, aq më shumë që shumë shpejt ato do të mund të jenë dhe Kupat e Evropës. Ndaj duke nisur që me U-16 dhe duke i menduar kundërshtar të mundshëm ne duhet të fillojmë të punojmë që të jemi ne fitues. Sepse kështu na ndau arena ndërkombëtare, mirë apo keq…

The post Kosova gati për Evropianin U-16, a do t’i kemi kundërshtar? appeared first on Sporti Shqiptar Online.

Kosova, katër sportistë të kualifikuar në “Baku 2015”

$
0
0

Alvin-KaraqiNga Gjergj Vyshka

Delegacioni shqiptar ende nuk e ka të qartë se me sa sportistë do të shkojë në Azerbajxhan

Pas Majlinda Kelmendi, Nora Gjakovës dhe Distria Krasniqi, tashmë edhe Alvin Karaqi

Kosova i ka bërë katër sportistët e kualifikuar me normë për në Lojërat Olimpike Evropiane “Baku 2015”, të cilat zhvillohen 12-28 qershor të këtij viti. Pas Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës dhe Distria Krasniqit, të paktën edhe sipas www.koha.net, tashmë me normë kualifikimit në Baku do të shkojë dhe karateisti Alvin Karaqi, i cili vitin e kaluar ishte nënkampion Evrope për Shqipërisë vitin e kaluar për U-23. Kosova pritet të garojë me mbi 20 sportistë në Baku, por pak prej tyre do të udhëtojnë në Azerbajxhan me norma të siguruara. Më herët normën e kanë siguruar vetëm xhudistet Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi.

Karaqi siguroi normën për Baku duke garuar të enjten në Kampionatin Evropian të karatesë, që po zhvillohet në Stamboll. Në evropianin e 50-të për të rritur, Karaqi u ndal në gjysmëfinale, por tashmë është në gjashtë më të mirët e kategorisë, zonë që siguron normën për paraqitje në Lojërat Evropiane. Karaqi garon në kategorinë deri 84 kg. Ai në ndeshjen e parë e mposhti gjermanin Heinrish Leistenshnajder me rezultatin 2:0. Më pas mposhti malazezin Filip Vujadinoviç me rezultatin 1:0, ndërsa normën e siguroi pas fitores së tretë, të cilën e arriti kundër rusit Denis Denisenko me rezultatin 3:2. Në gjysmëfinale Karaqi u mposht 8:0 nga italiani Nello Maestri.

Ai të shtunën do të luftojë për medalje të bronztë. “Ne do të jemi në Baku. Vetëm tetë garues udhëtojnë në kategori nga e tërë Evropa. Ne pra kemi përfaqësuesin tonë, ndërsa shumë shtete nuk do ta kenë këtë kënaqësi”, ka thënë të enjten Fadil Arifi, kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës. “Evropiani është aktivitet i fortë. Garojnë më të mirët e Evropës. Është sukses i shkëlqyeshëm. Alvini të shtunën e ka një ndeshje për vend të tretë. Shpresojmë ta përfundoj me sukses”, ka shtuar ai. Kosova për herë të parë ka garuar në evropian për seniorë. Në ndeshjet e para të enjten kanë humbur Fortesa Orana, Adelina Rama, Diellza Dragusha, Arsim Qiriqi, Valdrin Rashiti, Elhami Shabani, Herolind Nishevci. Dragusha e Rashiti kanë humbur edhe në ripeshkim.

Gresa Zhitia pati një fitore e një humbje, ndërsa më pas e pësoi edhe në ripeshkim. Orges Arifi fitoi luftën e parë po ashtu, ndërsa humbi të dytën. “Ky udhëtim është i suksesshëm për ne. Morëm organizimin e dy ngjarjeve evropiane që për ne janë shumë të rëndësishme. Sa i takon garimit, duhet shumë punë. Këtë gjeneratë duhet përkrahur më shumë, bëhet fjalë për karateistë të rinj Më i vjetri është 23-vjeçar. Kemi potencial, unë jam i kënaqur me paraqitjen e tyre”, ka thënë Arifi. Në të vërtetë, Karaqi, Nishevci e Orges Arifi deri në fund të vitit të kaluar kanë garuar për Shqipërinë. Por pas pranimit të Federatës së Karatesë së Kosovës në asociacionin kryesor botëror dhe atë evropian të këtij sporti, tre karateistët vendosën të garojnë për Kosovën. Karateja nuk është sport olimpik, por është përfshirë në program për Lojërat e para Evropiane që mbahen nga 12 deri më 28 qershor të këtij viti.
Shqipëria deri më tani, 2 të kualifikuar
Deri më tani, Shqipëria në Lojërat Olimpike Evropiane “Baku 2015” ka vetëm dy sportistë të kualifikuar me normë. Dhe ata vijnë nga çiklizmi, teksa bëhet fjalë për Eugert Zhupën dhe Redi Halilajn. Sakaq është me ftesë boksieri Kristian Demaj, kurse se çfarë do të jetë pjesa tjetër e delegacionit shqiptar është e vështirë të thuhet. Por e sigurt, edhe për shkak të paraqitjeve jo të mira në aktivitetet evropiane dhe botërore 2014, që ne nuk do të kemi të kualifikuar me normë. Dhe këtu sërish na e kalon Kosova, sepse në disa sporte të veçanta jemi krenuar me kosovarët, madje duke i dhënë atyre dhe pasaportat shqiptare.

Kurse tanimë, sapo Kosova është bërë anëtare e Federatave Ndërkombëtare, të gjithë ata sportistë që ishin me ne kanë ikur. Dhe ndodh në karate. Megjithatë për sportistë të kualifikuar me normë, të cilët numërohen me gishtat e dorës, nuk është vetëm ky shkaku. Por se në përgjithësi mbesim gjithnjë të fundit dhe tanimë, rreth tre muaj larg startit të Olimpiadës së parë Evropiane, askush nuk e ka të qartë se me sa dhe si do të shkojë e do të përfaqësohet vendi ynë. Ndaj sot na e ka kaluar dhe Kosova për sportistët e kualifikuar me normë për në Baku.

The post Kosova, katër sportistë të kualifikuar në “Baku 2015” appeared first on Sporti Shqiptar Online.

Te Stela kampione e moshave në not

$
0
0

Kampionati kombetar i notit per femije, 2Nga Gjergj Vyshka

Për kategoritë e moshave u nderuan me medalje Juga Selimi, Devi Bardhi, Ledja Allaraj e Klejdi Kadiu

Alesia Neziri dhe Spiro Goga më të mirët e kampionatit të fëmijëve në pishina 25-metërshe

Noti shqiptar, për dy ditë me radhë, ka zhvilluar kampionatin kombëtar të fëmijëve në kompleksin “Te Stela” në kilometrin e shtatë të autostradës Tiranë-Durrës. Duke qenë se ishin gara dimërore janë shfrytëzuar pishinat e mbyllura të këtij kompleksi në gjatësinë 25-metërshe. Në këtë aktivitet, të paktën edhe sipas informacionit që ka dhënë sekretarja e përgjithshme e Federatës Shqiptare të Notit, Suela Haxhija, kanë marrë 200 sportistë, të cilët kanë përfaqësuar sportistët e klubeve Tirana, Teuta, Te Stela, Nobis Swimming, Partizani, Saranda Not-Sport, Uillson, Shoqata e Sporteve të Ujit, Tradita, Alb-Sport, Tirana Delfina Sport, Jon Vlorë dhe Flamurtari.

Dhe në përfundim të aktivitetit, edhe duke si e shtëpisë në ato pishina, Te Stela është kampione si për djem, ashtu dhe për vajza. Notarët më të mirë të aktivitetit janë shpallur Alesia Neziri e Tiranës dhe Spiro Goga i Teutës. Kurse për grupmoshat 9-10 vjeç, 11-12 vjeç janë nderuar me medalje Juga Selimi e Tiranës, Devi Bardhi i Te Stelës, Ledia Allaraj e Partizanit, Klejdi Kadiu i Teutës. Tashmë pritet që noti shqiptar të vijojë me aktivitetet e saj kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ines Mema dhe Siria Çarçani
Janë dy notaret më të reja të familjes së sporteve të ujit, të cilat kanë zgjedhur të drejtohen nga trajneri i Tirana Delfina Sport, Shpëtim Hoxha. Për trashëgimin nga vijnë duhet të ishin marrë me basketboll ose volejboll. Por ndodh ndryshe. “Askush nga ato nuk duan ta shohin me sy sportin e lojërave me dorë, kurse kanë ardhur me dëshirën e tyre për të bërë notin. Dhe me konstruktin e gjatë që kanë ia dalin të jenë notare të mira”, pat thënë ditë më parë trajneri i Tirana Delfina Sport, Shpëtim Hoxha.

Për to ishte aktiviteti i dytë pas pjesëmarrjes në Mimoza Kup 2015 në Tivar të Malit të Zi. Dhe Mema është e treta në 50 metra bretkosë, kurse Çarçani e treta në 50, 100 dhe 200 metra shpinë. “Sigurisht që kanë përmirësime në rezultatet e tyre dhe kjo është e dukshme. Mendoj që në garat e ardhshme ato do të jenë dhe më mirë”, ka thënë Hoxha, kurse të dy këto talente, që vijnë nga familje basketbollistësh e volejbollistesh, shumë shpejt do të jenë në majat e notit shqiptar.
Noti analizon 2014-ën
Në kohën e zhvillimit të garave të kampionatit kombëtar të fëmijëve në pishinat 25-metërshe, Federata Shqiptare e Notit ka zhvilluar dhe asamblenë e saj të zakonshme. Presidenti Agim Çiraku dhe sekretarja e përgjithshme Suela Haxhija jo vetëm që kanë bërë raportimin për vitin që shkoi, por kanë shpjeguar që auditi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, i cili erdhi për të gjitha Federatata, e ka nxjerrë mirë notin shqiptar. Ndërkohë është miratuar kalendari i aktivitetit, sikurse është bërë e ditur që shumë shpejt do të vihet në lëvizje dhe këshilli i trajnerëve. Ajo që duhet theksuar është fakti se në këtë analizë kanë munguar përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, ndërsa presidenti i olimpizmit shqiptar ka qenë prezent gjatë garave.

The post Te Stela kampione e moshave në not appeared first on Sporti Shqiptar Online.

Marsi Basket për Gines, fiton me 133 pikë diferencë

$
0
0

Marsi BasketNga Gjergj Vyshka

Basketboll

Kampionatet e basketbollit të moshave duket sikur bëhen kot në këtë vend. Sepse dje Marsi Basket jo vetëm që ka realizuar fitoren më të thellë të të gjitha kampionateve, teksa ka fituar me 133 pikë diferencë, por ka hyrë në Gines. Dhe problemi është që kjo nuk e ndihmon në cilësinë e saj garën. Megjithatë ndodhi në Shqipëri këto gjëra. Duke vazhduar më tej, Superior Klima ka “bombarduar” Horizont Basket, teksa ka fituar me 56 pikë diferencë, kurse Olimpik Basket duket se ka bërë ndeshjen më të hajërit të kësaj, sepse ka fituar me Studentin përmes një lufte me rivalitet.

The post Marsi Basket për Gines, fiton me 133 pikë diferencë appeared first on Sporti Shqiptar Online.

Ardhmëria dhe Tirana ruajnë kreun, të rejat gati Play-off

$
0
0

Partizani - ABC Valbona, 1Nga Gjergj Vyshka

Basketboll – Moshat

Basketbolli i të rinjve dje ka luajtur javën e dytë të fazës së tretë, ndërsa Ardhmëria, e cila ka fituar me 53 pikë diferencë ndaj Real Basket, dhe Tirana, që ka triumfuar me 41 pikë diferencë ndaj Teutës, kanë ruajtur kreun. Në grupit C, Superior Klima edhe duke mundur Elbasanin tashmë ka kapur vendin e dytë, kurse Vllaznia është ngjitur dhe një shkallë më sipër. Ndërkohë në grupin D Apolonia është barazuar në pikë me Kamza Basket, kurse Virtus Tirana mban pozicionin e katërshes së kreut. Sakaq të rejat kanë përfunduar kampionatin e tyre dhe tashmë janë gati për Play-off. Dhe gjysmëfinalet, të cilat do të zhvillohen më 18 prill, kurse finalja për titull më 19 prill, do të jenë: Flamurtari – Tirana dhe Elbasani – Apolonia. Mbetet tashmë që Federata Shqiptare e Basketbollit të vendosë fushën ku do të luhet finalja e të rejave për sezonin 2014-2015.

The post Ardhmëria dhe Tirana ruajnë kreun, të rejat gati Play-off appeared first on Sporti Shqiptar Online.

Teuta dhe Elbasani kampionët e të rinjve në pingpong

$
0
0

PingpongTeuta dhe Elbasani janë kampionët e të rinjve dhe të rejave në kampionatin kombëtar të pingpongut, i cili është zhvilluar këtë fundjavë në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit. Elbasani ka lënë nga pas Tomori A dhe B e Tiranës, kurse Teuta, e cila është përbërë nga Liridona Rexhaj, Alba Xhupi, Emirjeta Isufi, Samanda Agolli, Orjana Agolli, ka lënë nga pas në renditje Tomorin, Vllazninë dhe Elbasani. Ndërkohë për të rinj është shpallur kampion Kristi Beka i Elbasanit, i cili ka qenë më i fortë se Sadush Tosuni, të cilin e mundi në finale, Jani Gabeshi, Nertil Fuga, Vasil Tapia, Ertion Selenica, Kevin Selmani dhe Florind Karaibrahimi. Për të reja kampione është shpallur durrsakja Liridona Rexhaj, që ka triumfuar mbi Alba Xhupin, Emirjeta Isufin, Kamela Katillarin, Flavia Koçiun dhe Bela Selenica.

The post Teuta dhe Elbasani kampionët e të rinjve në pingpong appeared first on Sporti Shqiptar Online.

Shqipëria dhe Ballkani në një garë të fluturimeve të lira

$
0
0

FluturimetNga Gjergj Vyshka

Kampionati mbarëkombëtar i Fluturimeve të Lira ka grumbulluar në Gjirokastër disa dhjetëra sportistë të aeronautikës dhe dashamirës të “paraglide” nga Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit. Kjo ishte faza e katërt e kampionatit të Fluturimeve, që do të zhvillohet në 7 faza. Në një mot të shkëlqyer për fluturime pilotët kanë nisur garën e Gjirokastra 2015 nga kodrat përballë qytetit për të realizuar ulje me preçizion në luginë. Pjesë të caktuara të garës janë iniciuar nga Lugina e Çajupit, ndërsa i gjithë itinerari ka mundësuar edhe zbulimin e shtigjeve këmbësore të “hiking”. Pikët e grumbulluara po i shtohen klasifikimit të etapave të mëparshme, ndërsa organizatorët e kampionatit nivel mbarëkombëtar ndihen optimistë dhe e shohin aktivitetin si frymëmarrje për sportin, turizmin dhe promocionin ndërkombëtar të resurseve shqiptare. Risia e këtij viti duket se përveç larmisë së mjediseve nga ku fluturohet është dhe pjesëmarrja e më shumë piloteve femra.

The post Shqipëria dhe Ballkani në një garë të fluturimeve të lira appeared first on Sporti Shqiptar Online.


Anxhaku kënaqet me talentet: Do t’i mbështesim

$
0
0

ciklizemNga Gjergj Vyshka

Dy ditë pas zhvillimit të Kupës “Sali Hima” presidenti i çiklizmit bën analizën e tij

Jon Ferataj i Flamurtarit, por dhe të gjithë grupi i kadetëve shihen me syrin e perspektivës

Dy ditë pas përfundimit të Kupës “Sali Hima” në çiklizëm, e cila u zhvillua në Tiranë për të tre kategoritë e sportistëve, kadet, të rinj dhe U-23/Elite, presidenti i kësaj Federate, Skënder Anxhaku bën analizën e tij. Së pari ai është i kënaqur me masivizimin dhe numrin e madh të sportistëve që sollën klubet e Apolonisë, Flamurtarit, Teutës, Tiranës, Vllaznisë, Partizanit, Elbasanit me dy skuadra. Dhe së dyti ai është i kënaqur veçanërisht me grupin e kadetëve, atje ku përveç tre fituesve të etapës, të cilët ishin Sali Ballgjini i Teutës, Bruno Kola i Vllaznisë dhe Ridvan Tafili i Teutës, është dalluar dhe vlonjati Jon Ferataj.

Ndaj dhe presidenti Anxhaku dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj Federate, Alfred Tahiraj, e kanë veçuar këtë sportist, por dhe në përgjithësi kadetët si çiklistët e së ardhmes e që i japin këtij sporti një perspektivë shumë të mirë. “Kemi pasur një vendim të Federatës Shqiptare të Çiklizmit që në të gjitha aktivitetet tona kombëtare të jenë të tre grupmoshat. Pra të konkurrohet për kadet, të rinj dhe U-23/Elite. Dhe jemi në përkrahje të elementit të ri, sepse sjellin rezultate pozitive dhe mbi të gjitha masivizim”, ka thënë Anxhaku për Gazeta e Sportit, ndërsa menjëherë e ka ndalur vëmendjen e tij tek grupi i kadetëve, i cili ka pasur dhe numrin më të madh të konkurrentëve në Kupën “Sali Hima”.

“Kanë qenë plot 30 sportistë dhe të them të drejtën bën një garë shumë të bukur. Më aktivi dhe që e priu grupin gjatë gjithë garës ka qenë vlonjati Jon Ferataj. Një sportist me shumë talent dhe mendoj që ky çiklist do të na përfaqësojë në ekipet kombëtare për kadet. Mbi të gjitha dua të falënderoj trajnerin e Flamurtarit, Kastriot Mukaj, që ka ditur ta zbulojë këtë talent dhe të paraqesë një skuadër me uniformë dhe shumë të rregullt në aktivitet”. Ndërkohë Anxhaku ka vlerësuar për seriozitetin e punës, jo vetëm sepse pati një çiklist si Bruno Kola në vendin e dytë në renditje tek kadetët, Vllazninë e trajnerit Sabaudin Hoxha dhe presidentit Leonard Kola.

“Ne jemi këtu për t’i mbështetur këto sportistë , të cilët do të na përfaqësojnë denjësisht si Federatë në të gjitha aktivitetet kombëtare. Jo vetëm kaq, por do të përshëndes Sali Ballgjinin e Teutës së Dashamir Ramës. Fjalët më të mira për Apoloninë e Kiço Kalemit, që me të rinjtë dhe të rriturit doli fitues me Marolino Hoxhën, Kriseld Sotën dhe Leart Bregun. Pa harruar këtu dy çiklistët e Tiranës, për të rinj Orest Hoxhën dhe për të rritur Olsian Veliajn. Dhe në fund për paraqitjen shumë të mirë që bëri dhe Antonio Shqaun e Elbasanit.

Për mua ishte një garë e mirë, e përgatitur me seriozitet nga trajnerët. Tashmë jemi gati për të zhvilluar Kupën për nder të Agim Tafilit, si dhe për nderimin e figurave të sportit tonë, pa harruar dhe atë për nder të vëllezërve Murriqi”, ka përfunduar Anxhaku, i cili tashmë ka premtuar se shumë shpejt me anë të një baze materiale nga Italia do të furnizojë të gjitha ekipet e sportit të çiklizmit në vend.

The post Anxhaku kënaqet me talentet: Do t’i mbështesim appeared first on Sporti Shqiptar Online.

Kombëtarja shqiptare për femra, gati për miqësoren

$
0
0

kombetarja e femraveNga Gjergj Vyshka

Ashtu sikurse është programuar që një javë më parë, Shqipëria në futboll për femra, e drejtuar nga Altin Rraklli, sot do të luajë miqësoren e saj me Luksemburgun. Ndeshja edhe sipas programit të ndërtuar nga Federata e Futbollit e Luksemburgut do të luhet sot në ora 19:00 në stadiumin “Zhan Donersbah” . Kombëtarja jonë e femrave ka mbërritur dje pasdite në Luksemburg rreth orës 15:45, ndërsa ka udhëtuar me avionin e shoqërisë Alitalia, me transit në Romë. Pas akomodimit në hotel “Park-Hotel Avise”, rreth orës 16:45 shqiptaret janë nisur drejt stadiumit, atje ku në ora 18:00 kanë bërë dhe stërvitjen e vetme e të fundit përpara miqësores. Nuk duhet harruar se një pjesë e mirë e lojtareve, që vijnë nga shtete si Austria, Suedia dhe Italia, janë bashkuar atje me ekipin, që ka në gjirin e tij dhe lojtare të kampionatit.

Dhe për një orë e gjysëm, Rraklli është munduar që t’i japi idetë e tij të lojës kësaj kombëtareje, ndërsa kërkohet rezultati pozitiv për të vazhduar atë serial që ka nisur në prill të 2013-ës në Maltë, teksa tonat kanë fituar 2-1. Ajo që duhet përmendur është fakti se Luksemburgu është duke u përgatitur për dy ndeshjet e turit paraeleminator të Kampionatit Evropian me Letoninë, të cilat do të luhen më 4 dhe 9 prill. Për këtë miqësore, Rai Pye ka grumbulluar këto lojtare:

Marie Amelie Albrand (SC Betemburg), Lyn Bei (FC Mamer), Xhesika Bersheid (FC 1919 Bitburg), Ane Burg (FC Minerva Lintgen), Tamara Kardoso (FC Junglister), Senada Ceman (RFCU Luksemburg), Gabriela De Lemos (FC Junglister), Sarah Elias (FC Progres Niederkon), Marta Estevez (Uormeldange), Noemie Fleishhauer (FFC Vaker Mynshen), Paskale Frising (FC Progres Niederkon), Kelli Henrikes (FC Cebra 2001), Sofie Maurer (Kanash Remis Bus), Kelli Mendez (FC Junglister), Lyn Rupert (Itzig), Sandi Sauber (FC Junglister), Ami Tompson (FC Sabryken). Pra ajo që vihet re është kombëtarja e Luksemburgut vetëm tre lojtare ka që luajnë në Gjermani e të gjithë të tjerat në kampionatin vendës. Ndeshja do të gjykohet nga një katërshe mes gjyqtareve nga Luksemburgu dhe Belgjika. Kështu kryesore do të jetë Tania Morais, asistente të saj Stefanie Forde dhe Berengere Pierart dhe e katërt Daniel Da Costa. E megjithatë tonat do të kërkojnë suksesin dhe të vazhdojnë të kenë rezultate pozitive.
Gj.Vyshka

The post Kombëtarja shqiptare për femra, gati për miqësoren appeared first on Sporti Shqiptar Online.

Bilardo shqiptare, gati për aktivitetin e parë kombëtar

$
0
0

1502525_547272132021009_720941400_nFederata Shqiptare e Bilardos, përmes faqes së saj në facebook, ka lajmëruar se më 24 janar do të zhvillohet aktiviteti i parë kombëtar për vitin 2014. Bëhet fjalë për kampionatin kombëtar të çifteve në disiplinën me nëntë gurë, e cila do të bëhet në Qendrën Sportive të Klubit të Bilardos në Tiranë. Regjistrimet për këtë aktivitet, gjithnjë sipas njoftimit që ka bërë Federata Shqiptare e Bilardos, mbyllen më 20 janar, ndërsa deri më tani janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë aktivitet:

Ermal Dyli, Eduard Zeqiri, Marjus Zyla, Gentian Gega, Besmir Cufe, Ronald Xoxi, Dorjan Maknori, Amarildo Seitaj, Arban Fifa, Xhelil Malushi, Emiljan Mëhilli, Frank Ligori, Zamir Hodaj, Besar Spahiu, Xhimi Belba, Denis Zaçe, Eklent Kaçi, Julian Xhafa, Ogert Shkrepa, Glen Dizdari, Muharrem Kurti, Ibrahim Musmuça, Mario Malaj, Ferit Saliasi, Izet Kulli dhe Milorad Sina. Tarifa e pranimit në këtë aktivitet është 1000 lekë të reja për bilardist, ndërsa shuma e mbledhur do të jepet premio për fituesit.

 

Prokuroria mbyll çështjen e kombëtares së futbollit të sallës

$
0
0

1157725_172618916259513_1985455548_nNga Gjergj Vyshka

Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, në një intervistë për Televizionin Klan ka bërë të ditur se nga organi më i lartë hetimor ka ardhur një shkresë, e cila ka lajmëruar përfundimin e hetimit për shkak të mungesës së provave

Prokuroria e përgjithshme ka mbyllur çështjen e kombëtares së futbollit të sallës, e cila është akuzuar për trukim të ndeshjeve të kualifikueseve të Kampionatit Evropian “Belgjikë 2014”. Në fakt, që pas kthimit nga Zvicra, atje ku u luajtën dhe ndeshjet kualifikuese për kuqezinjtë, teksa ishin përballë Danimarkës, Norvegjisë dhe skuadrës vendëse, UEFA pat sjell sinjale për trukim të ndeshjes. Bëhet fjalë për atë ndaj zviceranët, që kuqezinjtë e patën humbur 2-8.

Për rrjedhojë, në një mbledhje të shpejt të Komisionit të Etikës të Federatës Shqiptare të Futbollit, dy trajnerët e kombëtares, Alban Hasani (Neziri) dhe Ramazan Konçi u pezulluan, si dhe u pezulluan të gjithë lojtarët e përfaqësueses, që më pas u dërguan për kallzim penal. Dhe që nga shkurti e deri në korrik kjo çështje u duk sikur ishte pezull, por pikërisht ishte po prokuroria që nisi hetimet me thirrjen e trajnerëve, doktorit dhe të gjithë futbollistët.

E ndërsa pritej se çfarë do bëhej, Prokuroria e përgjithshme, me një shkresë të para dy ditëve, ka lajmëruar Federatën Shqiptare të Futbollit se çështja e hetimit për trukim të rezultateve për kombëtaren e futbollit të sallës është pezulluar për shkak të mungesës së provave.

Të paktën këtë e ka bërë të ditur dje në Televizionin Klan, sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, që midis të tjerave ka bërë të ditur se vazhdojnë hetimet për ato ndeshje të kampionatit të Kategorisë Superiore, ndërsa gjithçka ka ardhur dhe pas diskutimit me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të UEFA-s, Theodhore Theodhoridis, i cili në nëntor ishte për vizitë në Tiranë.

Ai pat kërkuar një bashkëpunim sa më të frytshëm mes institucioneve përgjegjëse. Për TV Klan, sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, pat deklaruar se ky institucion ka dërguar në prokurori disa ndeshje të dyshuara, disa prej të cilave janë nën hetim. Ashtu sikurse ka qenë dhe kombëtarja e futbollit të sallës, e cila është akuzuar për trukim të ndeshjes me Zvicrën, por që tashmë është mbyllur për mungesë të provave.

Cilët ishin ato që u akuzuan

Për shkak të këtyre akuzave, trajneri i ri i kombëtares, Erind Resuli, u detyruar që të mos grumbullonte askënd jo vetëm në dy ndeshjet e fituara me Zvicrën në Elbasan, 7-5 dhe 4-3, por dhe në turneun në Maqedoni. Por cilët janë lojtarët që u akuzuan, ndërsa tashmë, së bashku dhe me ish-trajnerët e kuqezinjve, Alban Hasani (Neziri) dhe Ramazan Konçi, janë pastruar nga kjo njollë e pamerituar? Bëhet fjalë për Armand Nebiu (Tirana), Roald Halimi (Luparense – Itali), Indrin Llagami (Tirana), Florion Manastirliu (Tirana), Julind Thanasi (Tirana), Rigers Sina (Edro Vlora), Arjan Nikolli (Flabina), Artan Golemi (Edro Vlora), Arjan Bllumbi (KS Ali Demi), Ramadan Alaj (Liburni), Arlind Bega (Sotedi Xhesolo – Itali), Klodian Rrapi (KS Ali Demi). Tashmë, edhe duke qenë se gjashtëmujorin e dytë të vitit 2014 do të jenë kualifikueset e ardhshme. Ndaj tashmë të gjithë janë më të lirë, kurse prokuroria tashmë e ka mbyllur hetimin e kombëtares së futbollit të sallës së Shqipërisë e akuzuar për trukim të ndeshjes me Zvicrën në kualifikueset e Kampionatit Evropian “Belgjikë 2014”

Komiteti Drejtues i KOKSH në Shkodër, ja çfarë u diskutua

$
0
0

koksh ne mbledhjeNga Gjergj Kola

Komiteti Drejtues i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar ka zhvilluar mbledhjen e tij të tretë që nga 20 shtatori i vitit të kaluara, kohë në të cilën u zgjodh, së bashku me presidentin Viron Bezhani, në ambientet e Hotel “Tirana-International”. Pas mbledhjes së parë në zyrat e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, pas asaj të zhvilluar në lokalin e presidentit të Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, që është njëkohësisht anëtar i Komitetit Drejtues të KOKSH, ky forum sërish ka qenë jashtë Tiranës.

Dhe mbledhja e parë e vitit 2014, edhe me ftesë të një tjetër anëtari të Komitetit Drejtues të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Gjergji Leqejza, është bërë në Shkodër. Ka qenë insistimi i anëtarit të kësaj kryesie, Gjergj Leqejza, që e ka mundësuar këtë mbledhje në qytetin verior dhe shumë sportdashës.Kanë marrë pjesë në këtë mbledhje të gjithë anëtarët e kryesisë, të cilët kanë diskutuar në lidhje me pikat e rendit të ditës.

Ai që ka hapur mbledhjen ka qenë presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, i cili ka shpjeguar se olimpizmi shqiptar do t’i hedhë sytë në mbështetje të sportistëve cilësor shkodran. “Kjo është mbledhja e parë e kryesisë së KOKSH për këtë vit dhe kemi menduar që mbledhjet herë pas here t’i zhvillojmë në rrethe të ndryshme. E nisëm nga Shkodra jo më kot, sepse është djepi i sportit shqiptar dhe për këtë falënderojmë anëtarin e kryesisë, Gjergj Leqejza, për organizimin e bërë.

Premtojmë se do të bëjmë më të mirën për sportin dhe natyrisht që do ketë një mbështetje të fuqishme për të gjithë sportistët cilësor”, ka thënë presidenti Bezhani. Ndërkohë anëtari i kryesisë së këtij komiteti, Gjergj Leqejza, duke folur për mediet ka falënderuar drejtuesit e këtij institucioni për zhvillimin e kësaj mbledhje në Shkodër çka tregon edhe vlerësimin për sportin e këtij qyteti. “Ju falënderoj që pranuat ftesën për ta zhvilluar këtë mbledhje të parë në Shkodër, sepse ky qytet ka qenë magazina e të gjithë ekipeve kombëtare.

Jam i bindur se Komiteti Olimpik do t’i mbështesë siç duhet sportistët cilësor të këtij qyteti, sepse ata e meritojnë”, ka thënë ai. Ka folur shkurt edhe zëvendëspresidenti i KOKSH, Gjergj Ruli, njëkohësisht edhe president i Federatës Shqiptare të Atletikës. “Meqë jemi në Shkodër po ju jap lajmin se një nga sportistët më të mirë të këtij qyteti, por edhe të Federatës që unë drejtoj, pikërisht atleti Izmir Smajlaj do të stërvitet për dy muaj në një nga qendrat më të mira olimpike të Evropës”, ka thënë ai.

Në pikat e rendit të ditës ka qenë diskutimi për organizimin e delegacionit dhe pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike Dimërore të Soçit. Jo vetëm kaq, por në plan të parë ka qenë edhe organizimi i seminarit “Mirëqeverisja e Organizatave sportive”, organizimi i dy sesioneve të Akademisë Olimpike dhe partneriteti i Komitetit Olimpik në Konferencën e dytë kombëtare sporti për të gjithë, me titullin “Shoqëria në Lëvizje”, e cila do të zhvillohet më 15-16 janar në Hotel “Bleart” në Shkëmbin e Kavajës.

Viewing all 87 articles
Browse latest View live